Ish-ministri gjerman thotë se BE-ja duhet t’i mbajë premtimet, t’ia heqë vizat Kosovës

Ish-ministri gjerman për Europën, Michael Roth, ka thënë se BE-ja duhet t’i mbajë premtimet dhe Kosovës duhet t’i jepet liberalizimi i vizave.
Tutje ai ka shtuar se duhet të rritet besimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se kjo duhet bërë duke liberalizuar vizat për Kosovën madje duhet të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
”Shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të ndihen të lëna pas dore. Rusia është gjithashtu duke destabilizuar rajonin. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet. Do të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do të jepet liberalizimi i vizave për Kosovën”, ka shkruar Roth në ”Twitter”./21Media

Back to top button