Kaloni te përmbajtja kryesore

Ish-ministri Reçica: Ndarja e 100 eurove për studentët keqpërdorim i parasë publike

Duke komentuar vendimin e qeverisë në detyrë për ndarjen e 100 eurove për studentët, ish-ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica tha për RTV21 se një vendim i tillë pak ditë para zgjedhjeve të së dielës është keqpërdorim i pastër i parasë publike.

Sipas tij, pushteti aktual po abuzon me buxhetin e shtetit, pasi aktvendimi i Supremes e ka bërë të qartë pozicionin e tyre qeverisës.

“Vendimi i qeverisë në detyrë për ndarjen e 100 eurove në pikuni e fushatës zgjedhore konsiderojë që është keqpërdorim i pastër i parasë publike për qëllimi është politik. Ne nuk kemi institucione dhe këto vendime janë të pastra politike për qëllim elektoral. Ne kemi edhe një vendim të gjykatës që ka sqaruar pozicionin vendimeve të qeverisë kur në të njëjtën kohë të njëjtit para dite mund të jenë në qeveri dhe të votojnë një çështje derisa pasdite në Kuvend për të votuar një çështje kjo flet më së miri për abuzimin që po ia bënë kjo garniturë politike që është duke qeverisur me vendin”, tha Reçica./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button