Ish-missi i SHBA-së vdiq pasi u hodh nga kati i 29-të

Ish-missi i SHBA-së, Cheslie Kryst, vdiq pasi u hodh nga kati i 29-të i një ndërtese 60 katësh në Manhattan.
Disa orë para se ajo të gjendej e vdekur, Kryst kishte publikuar në Instagram një fotografi me shkrimin “Kjo ditë ju sjelltë prehje dhe paqe”.
Kryst, 30 vjeç, ishte avokate dhe gjithashtu punonte si korrespondente për emisionin argëtues Extra.
Ajo fitoi konkursin Miss USA në vitin 2019.
Kryst, i cila kishte një apartament në katin e nëntë të ndërtesës luksoze në West 42nd Street në qendër të Manhattanit, u hodh nga kati i 29-të rreth orës 7:15 të mëngjesit dhe u gjet e vdekur në trotuarin e mbuluar me borë, raporton DailyMail.
Ajo u hodh nga një zonë që ishte e hapur për të gjithë ndërtesën pasi u pa për herë të fundit në tarracën e katit të 29-të, thanë burime pranë saj.
Policia gjeti një shënim në apartament ku thuhej se ajo dëshironte t’i linte gjithçka nënës së saj./21Media

Back to top button