Kim Yutani: Të mos e harrojmë filmin “Zgjoi” për “Oscars”

Kuratorja e programit të filmave në “Sundance Film Festival”, Kim Yutani, i ka dalë në përkrahje kandidatit të Kosovës për “Oscars 2022”.
“Të mos e harrojmë “Zgjoi”, ka shkruar ajo në Twitter
Ku gjithashtu, ka ndarë një shkrim nga Zeitgeist Films që përshkruan filmin “Zgjoi” si pretendent nga Kosova për nominim për “Oscars 2022”.
“Një vit më parë këtë fundjavë HIVE u bë “filmi i parë në historinë e Sundance që fitoi tre çmimet më të mira në garën botërore të kinemasë, tani ai ka një shans të madh për t’u bërë pretendenti i parë i Kosovës për Oscar në kategorinë më të mirë ndërkombëtare të filmit”, thuhet në postim.
Filmi “Zgjoi” sjell historinë e vërtetë të Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal, ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.
“Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit, konsiderohet si filmi më i sukseshëm i kinematografisë shqiptare deri sot, fitues i trefishtë në “Sundance 2021” dhe fitues i shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare, gjithashtu propozim i Kosovës për “Oscars 2022”./21Media

Back to top button