Ish shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela ia fillon punës në OSBE në Shqipëri

Blerim Vela, i cili paraprakisht ishte shef i stafit të presidentes, Vjosa Osmani ka filluar punën në misionin e OSBE-së në Shqipëri.

Ai përmes një postimi në platformën X ka njoftuar se sot kanë mbajtur takim me që rast ai ka mbajtur fjalën hyrëse.

“I lumtur që mbajta fjalët e hapjes në seminarin e përbashkët nga @osce_odihr dhe @OSCEinAlbania në vlerësimin e dimensionit gjinor të aktiviteteve të @KQZShqiperi . Diskutova se si integrimi I konsideratave gjinore mund të transformojë administrimin dhe pjesëmarrjen zgjedhore në .Shqipëri”, ka shkruar ai./21Media

Back to top button