Krasniqi pas vrasjes në Ferizaj: Përtej fjalëve, sot kanë rëndësi veprat e të gjithë mekanizmave të shtetit

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar për vrasjen e 21 vjeçares në Ferizaj.

Ai ka thënë se përtej thirrjeve sot kanë rëndësi veprat. Sipas tij duhet jo vetëm organet e drejtësisë por duhet të mabet përgjegjësi nga gjithë mekanizmat e shtetit.

“Një tragjedi që shkakton shumë dhembje dhe e cila nuk mund të përmblidhet me fjalë. Fatkeqësisht, një krim që vjen dhe ripërsëritet muaj pas muaji në vendin tonë. Përtej fjalëve dhe thirrjeve, sot, rëndësi kanë veprat. Jo vetëm ato të organeve të drejtësisë, por të të gjitha mekanizmave të shtetit – politik dhe administrativ. Kosova nuk guxon të shndërrohet në një vend ku gratë vriten në mënyrë të ripërsëritur e ku nuk ka ndëshkushmëri maksimale.Kosova nuk guxon të kthehet në një vend ku gratë shndërrohen në numra.Emri i saj ishte Erona. Ajo ishte 21 vjeç.”, ka shkruar ai në Facebook./21Media

Back to top button