Ish zëvendëskancelari i Austrisë komenton zhvillimet në Kosovë

Busek: Shtetndërtimi nuk është i lehtë

Ish zëvendëskancelari i Austrisë, Erhard Busek, në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare “Prishtina Media Days”, ka thënë se problemet me të cilat po përballet Kosova janë të natyrshme, sepse çdo vend i ri ka probleme.

Ai ka thënë gjithashtu shpesh na mungon adresimi i pasojave dhe sipas tij globalizimi mund të jetë ndoshta njëra ndër arsyet, pse nuk mund të pranohet nga audienca, por ai i ka quajtur globalizim edhe telefonat e mençur.

Ai ka parë si të nevojshme që të flitet për ndryshimet në media, duke thënë se e vërteta dhe mençuria çdo ditë po rriten.

Ai foli edhe për shtetin e Kosovës, ku tha se për të ndërtuar një shtet të ri nuk është e lehtë, e aq më pak pasi ka qenë në shpërbërje e sipër nga ish sistemi jugosllav.

“Shtetndërtimi nuk është i lehtë. Unë kam admirim për të gjithë ata që janë në pozita menaxhuese. Ju keni probleme, po kjo është e natyrshme sepse çdo vend i ri ka probleme. Për momentin vendet e ish Jugosllavisë janë stabile dhe besoj qe ky stabilitet do vazhdojë. Kosova mund të kalkulojë problemet e veta dhe besoj që qeveria, por edhe presidenca do të përkrah këtë ndryshim të vendit”, tha Busek/21Media

Back to top button