Ishte duke udhëtuar më familje, vdiq mërgimtari

 
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka vdekur dje, derisa ishte duke udhëtuar me veturë për në perëndim me familjen e tij.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Podujevë, 09.08.2021-06:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë me familjen e tij duke udhëtuar me veturë për në perëndim,  për një moment i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button