Vrasje në tentativë në Çagllavicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është qëlluar me armë zjarrit nga persona të panjohur në Çagllavicë.
Ngjarja ka ndodhur më datë 09.08.2021 rreth orës 16:55.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i angazhuar si roje në shtëpinë pronarit mashkull kosovar është qëlluar me armë zjarrit nga persona të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Kurse në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë të kalibrit 9 mm.
“Me urdhër të prokurorit është bastisur një lokacion, por nuk është gjetur as personi e as ndonjë provë materiale”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button