Ishte helmuar nga kolegu, 26 vjeçari vdiq pas tre vjetësh në koma

Autori i helmimit është dënuar me burg të përjetshëm

Një 26-vjeçar gjerman, i cili është helmuar nga kolegu i tij i punës duke i hedhur acetat plumbi në sanduiç, vdiq pas tri vjetësh në gjendje kome.

Pas vdekjes, “gjykata vendosi, me kërkesën e prokurorëve, që trupi ‘ti nënshtrohej autopsisë” në rast të hapjes së një procesi gjyqësor të ri, tha zëdhënësi i gjykatës Bielefeld, Guiskard Eisenberg.

Autori i helmimit, 57 vjeçari Klaus O., është arrestuar në flagrancë në vitin 2018, ndërsa përpiqej të përsëriste operacionin në dëm të kolegëve të tjerë në fabrikën e bojërave në Schloss Holte-Stukenbrock. Vitin e kaluar ai është dënuar me burg të përjetshëm për tentativë vrasjeje.

Menjëherë pasi hëngri sanduiçin, 26-vjeçari kishte filluar të përjetonte dhimbje stomaku. Gjendja e tij ishte përkeqësuar deri në atë pikë sa të kërkonte transport urgjent për në spital, ku ai ka mbetur në gjendje kome deri në ditën e vdekjes.

Megjithë kujdesin e personelit shëndetësor, i riu në kushte jashtëzakonisht të rënda ka vdekur pas një agonie të gjatë.

Autori i vrasjes së tij, 57-vjeçari i njohur me emrin Klaus O., tashmë është prapa grilave.

Pas asaj që ka ndodhur në vitin 2016, hetuesit kishin filluar menjëherë hetimet, duke arritur  te fajtori falë pamjeve të kamerave të sigurisë. Në video, hetuesit kishin parë qartë 57-vjeçarin duke marrë drekën e kolegut të tij për të hedhur më pas helmin vdekjeprurës brenda.

Gjatë hetimit, oficerët e policisë kanë zgjeruar hetimet edhe për vdekje të tjera të dyshimta dhe të parakohshme që kishin ndodhur në mesin e punëtorëve të së njëjtës kompani. Vdekjet që të gjitha dyshohet se ishin shkaktuar nga helmimi i metalit.

Sipas mediave gjermane, të paktën 21 punëtorë të tjerë kanë vdekur nga shkaqet e veshkave, sulmet në zemër ose tumoret që mund të ishin shkaktuar nga substancat e administruara nga Klaus O. Acetati i plumbit është një substancë shumë toksike dhe pothuajse pa shije që dëmton rëndë organet./oranews

Back to top button