Ishte i hapur pas orës 20:00, i vihet dryni një lokalit në Mitrovicë

 

Drejtoria e Inspekcionit ka mbyllur një lokal në Mitrovicë për mos respektim të orarit të punës dhe prishjes së qetësisë publike.

”Gjatë inspektimeve inspektorët komunal kanë hasur në disa parregullësi, ku kanë mbyllur një lokal “shisha bar”, dhe kanë shqiptuar gjobë për shkak të mos respektimit të orarit të punës si dhe zhurmës së krijuar nëpër hapësira publike, ku është krijuar shqetësim dhe ankesa tek banorët që banojnë afër atyre lokaleve”, bëhet e ditur në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Ky lokal është mbyllur në kuadër të kontrrolleve inspektuese nga Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Qëlllimi i këtyre inspektimeve kishte të bëjë me respektimin e vendimit për ushtrimin e veprimtarisë deri në ora 20:00, si dhe respektimi i rendit dhe qetësisë publike, duke mos krijuar zhurmë të lartë nga muzika që dëgjohet në disa lokale.

Në këtë aksion mori pjesë edhe drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, i cili ka paralajmëruar që inspektimet e tilla do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim./21Media

•Drejtoria e Inspekcionit mbyll një lokal “shisha bar” në Mitrovicë, për mos respektim të orarit të punës dhe…

Posted by Komuna e Mitrovicës – Faqe zyrtare on Friday, January 8, 2021

 

Back to top button