Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot informoi se gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 10 persona që ishin të prekur me Covid-19, derisa në mesin e tyre ishte edhe një 29 vjeçar nga Lipjani.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç).”, bëri të ditur IKSHPK.

Ndërsa, 311 raste pozitive u konfirmuan gjatë 14 orëve të fundit në vendin tonë, derisa u shëruan nga Covid-19 edhe 128 persona.

Sipas institutit, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 84 raste, Prizren 83 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 14 raste, Malishevë 13 raste, Suharekë 12 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Drenas 8 raste, Istog 7 raste, Dragash 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Podujevë 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan dhe Kamenicë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 128 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.081 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.852. Numri total i rasteve pozitive është 58.399 raste nga 221.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.466 raste të vdekjes.”, bëri të ditur IKSHPK./21Media

128 TË SHËRUAR DHE 311 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Monday, January 25, 2021