Osmani dekretoi 23 gjyqtarë të rinj
U.D. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot dekretoi 23 gjyqtarë të rinj.
Kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj, iu uroi mirëseardhje gjyqtarëve dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të forcimit të sistemit të drejtësisë në vend. Çoçaj ka kërkuar nga gjyqtaret e rijnë përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.
“Duke u bazuar në ligjet në fuqi, kandidatët për gjyqtarë para se të dërgohen tek Presidentja për emërim, i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr KGjK.”, bëri të ditur Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Ndërkohë, gjyqtarët e rinj të emëruar sot do të shpërndahen nëpër shtatë gjykatat themelore të Kosovës./21Media