Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua 20 vjeçari shqiptar

Policia e Shtetit Shqiptar sot ka informuar se ka arrestuar një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja”.
I arrestuari është Gledis Mehalla, 20 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë.
Sipas policisë, arrestimi provizor i 20 vjeçarit është bërë me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posacme “Shqiponja” në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Mbretërisë së Bashkuar të shtetasit: Gledis Mehalla, 20 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet Gjyqësore në Kardif/ Mbretëri e Bashkuar, më datë 04.05.2021 kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Vrasja”.”, ka informuar policia.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme./21Media

Back to top button