Ismaili: Sot, një frymë e re doli në pah në Prishtinë

 
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, nga 88 për qind të votave të numruara, është renditur i treti, duke grumbulluar 21, 69 për qind të votave. Rrjedhimisht mbetet jashtë garës për të parin e Prishtinës.
Megjithatë, Ismaili thotë se sot, një frymë e re doli në pah në Prishtinë.
“Falemnderit të gjithë qytetarëve, pa dallim, që sot dolën dhe votuan për qytetin tonë. Falemnderit nga zemra të gjithëve që besojnë në mua, për atë që unë përfaqësoj, dhe që ma treguan besimin e tyre. Sot, një frymë e re doli në pah në Prishtinë. Një mënyrë e re e të bërit politikë – që qytetarin e ka në qendër. Fara është mbjellë. Falemnderit ekipit tim, kandidatëve tanë, vullnetarëve tanë, si dhe anëtarëve e mbështetësve për punën dhe angazhimin e tyre të palodhur. Prishtina na bashkon”, ka shkruar Ismaili në Facebook./21Media

Back to top button