Ismaili viziton Veselin në Hagë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, është duke qëndruar në Hagë për vizitë te ish Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Kështu ka bërë të ditur Ismaili përmes një postimi në ”Facebook”, ku ka shkruar se Epopeja e 5, 6, 7 marsit është dhembje dhe krenari e pafundme, kur Adem dhe Hamzë Jashari, me familjet e tyre, sulmeve barbare të Serbisë iu përgjigjen me armë dhe këngë, dhe një nga një dhanë jetën e tyre për të mos u harruar kurrë.
”Pushkët që filluan aty, nuk u ndalën më në gjithë Kosovën, deri në çlirimin e saj. Kjo epope do t’i mobilizonte mijëra të rinj e të reja që t’i bashkoheshin UÇK-së, për ta ndalur gjenocidin serb dhe për t’i dhënë mundësi jetës e lirisë. Edhe sot, kur ndodhem në Hagë, për vizitë te ish Kryetari Kadri Veseli, një ndër bashkëluftëtarët e Adem Jasharit dhe një ndër themeluesit e UÇK-së, dhembja dhe krenaria janë të përbashkëta për ata që vazhduan në rrugën e lirisë, dhe me heroizmin e tyre e të popullit tonë Kosova është e lirë”, ka shkruar Ismaili në ”Facebook”./21Media

Back to top button