Zyrtarët ukrainas thonë se vetëm 400 njerëz u evakuuan nga Volnovakha
Sipas zyrtarëve ukrainas, vetëm 400 njerëz u evakuuan nga Volnovakha dhe vendbanimet përreth gjatë armëpushimit të sotëm afatshkurtër
Plani fillestar ishte evakuimi i më shumë se 15 mijë civilëve nga rajoni gjatë armëpushimit të përkohshëm, i cili filloi në orën 07:00, raporton BBC, përcjell rv21.tv
Por guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko tha: “Megjithëse kishim qëllimin dhe transportin e nevojshëm për të evakuuar shumë më tepër njerëz, na u desh të ndalonim lëvizjen e kolonës, sepse rusët edhe një herë filluan të bombardojnë Volnovakhan pa mëshirë dhe ishte shumë e rrezikshme të lëvizësh. atje.”
Një tjetër evakuim, që do të bëhej nga qyteti më i madh i Mariupolit, u ndal gjithashtu./21Media