Istrefi: Pa Vjosën në PriFest, ndjej dhimbje

Sonte nisi edicioni i radhës i “PriFest”.
Këtë vit, ky edicion i kushtohet ish-drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha.
Mbrëmjen e parë të “PriFest” e hapi “Vera Andrron Detin” – producent i të cilit është i vëllai i Vjosës, aktori i njohur shqiptar, Shkumbin Istrefi.
Istrefi për RTV21 tha se ndjen dhimbje që këtë vit “PriFest” mbahet pa Vjosën.

Por, ai tha se është shumë krenar me arritjet e së motrës, për punën e palodhshme të saj gjithë këto vitë për kinematografinë në vend.
Edhe regjisori, Fatos Berisha tha se ky edicion e gjithë tjerët do t’i kushtohen Vjosës.
Të dielën, në nderim të Vjosës, do të shfaqet filmi “Cirku flutures” në Kino Armata./21Media

Back to top button