Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti: Ndamë 19 milionë euro…

Pas mbledhjes së 97-të, që mbajti Qeveria e Kosovës, ka reaguar kryeministri Albin Kurti, duke treguar se kanë ndarë rreth 19 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët.
“Ndamë 19 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, si dhe 6 milionë euro, për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë”, ka shkruar Kurti,
Më tutje ka bërë të ditur se kanë ndaluar eksportin dhe ri-eksportin e produkteve të drurit si lëndë djegëse dhe se kanë miratuar dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për muajin shtator 2022.
“Ndaluam eksportin dhe ri-eksportin e produkteve të drurit si lëndë djegëse. Miratuam dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për muajin shtator 2022” , ka shkruar kryeministri në “Facebook”./21Media

Back to top button