​Itali, prodhimi industrial bie 0.2% në muajin tetor

Instituti Kombëtar Italian i Statistikave  – Istat tha të enjten se indeksi i tij i prodhimit industrial i rregulluar sezonalisht ra me 0.2% në tetor dhe 1.1% në krahasim me tetorin e vitit 2022.

Në tre mujorin gusht-tetor, niveli i prodhimit ra me 0.2% krahasuar me tremujorin e mëparshëm, shtoi agjencia e statistikave.

Në 10 muajt e parë të vitit 2023, prodhimi industrial ra me 2.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, me një rënie prej 3.5% për mallrat e konsumit.

Back to top button