Itali, sekuestrohet kokainë me vlerë 1 milion euro në një familje shqiptare

 

35 kg kokainë e 700 gramë marihuanë janë sekuestruar në një banesë në komunë Sant’Angelo në provincën e Lodit në Itali.

Lënda narkotike është gjetur në shtëpinë e një familje emigrantësh shqiptarë nën sinjalizimin e fqinjëve të cilët kishin informuar forcat policore mbi lëvizje të dyshimta e flukse të shpeshta njerëzish në banesën e shqiptarëve.

Familja shqiptare përbëhet nga prindërit e dy fëmijë, njëri prej të cilëve 17 vjeç.

Në momentin e kontrollit në banesë, 17-vjeçari ka informuar dikë përmes telefonit e nuk e ka hapur derën, deri sa forcat policore kanë hyrë me forcë në banesë.

Nëna e 17-vjeçarit ndodhej në punë ndërsa dy pjesëtarët e tjerë të familjes, janë shpallur në kërkim.

Sipas autoriteteve policore italiane, droga ka një vlerë prej 1 milionë euro e do të sillte një përfitim prej 3 milionë euro në shitjen e saj me pakicë.

Policia italiane ka nisur një proces hetimore për të zbardhur bashkëpunëtorët e këtij trafiku droge, destinacionin e prejardhjen e saj dhe për kapjen e dy shqiptarëve të tjerë të shpallur në kërkim./oranews

Back to top button