Italia, Danimarka dhe Suedia dëbojnë diplomatët rusë

Raportimet për mizoritë pranë Kievit bënë që Franca dhe Gjermania të dëbojnë diplomatët rusë të hënën dhe agjencia e lajmeve Reuters raporton se Italia, Danimarka dhe Suedia kanë bërë tani të njëjtën gjë.

Italia ka dëbuar 30 diplomatë rusë për shkak të shqetësimeve të sigurisë, citohet të ketë thënë një zëdhënës i ministrit të Jashtëm, Luigi Di Maio.

Ai ka shtuar se Danimarka ka dëbuar 15 diplomatë rusë pas provave të shfaqura për vrasjet e civilëve në qytetin ukrainas Bucha, afër Kievit.

Suedia ka deklaruar gjithashtu se do të dëbojë tre diplomatë rusë që nuk po veprojnë në përputhje me rregullat ndërkombëtare të Konventës së Vjenës, raportohet të ketë thënë ministrja e Jashtme, Ann Linde.

Ish-presidenti dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev është përgjigjur duke thënë se do të hakmerret dhe do të “mbyllë derën e ambasadave perëndimore”, shton Reuters./21Media

Back to top button