Italia është mposhtur nga Argjentina

Argjentina e ka mposhtur Italinë me rezultat 3-0 në ndeshjen Finalissima, ku u takuan kampioni i Amerikës Jugore dhe kampioni i Evropës.
Dy golat e parë erdhën në pjesën e parë, derisa Lionel Messi ishte ndër më të dalluarit në fushë. Ishte pikërisht ylli i PSG-së që asistoi për Martinezin në minuytën e 28’ i cili realizoi për 1-0.
Kur po mendohej se po mbyllej pjesa e parë, sulmuesi i Interit u përfshi sërish duke dhënë një top të mirë drejt Di Marias i cili e mposhti në mënyrë mjeshtërore Donarruman.
Krejtë në fund të ndeshjes, Paulo Dybala shënoi për 3-0 pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga Messi.
Ky është trofeu i dytë i Argjentinës në vetëm pak muaj, pasi fituan edhe ndaj Brazilit në Copa America./21Media

Back to top button