Ra nga kati i tretë i hotelit, vdiq 21-vjeçari anglez

Një turist nga Anglia, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi këtë të mërkurë.
21 vjeçar ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Vlorës pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë”, ka thënë Policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes.

Back to top button