Italia mbështet paqen dhe sigurinë në Republikën e Kosovës
Italia mbështet paqen dhe sigurinë në Republikën e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi mbrëmë një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e Italisë dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Antonio Tajani.
Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale tha se Tajani e ka konfirmuar mbështetjen e Italisë për paqen dhe sigurinë në mbarë Republikën e Kosovës.
“Unë e falënderova atë për kontributin e Italisë në zhvillimin, demokracinë dhe sigurinë tonë dhe e informova për situatën aktuale”, ka shkruar Kurti në Twitter./21Media
In a call last night, Italian DPM & MFA @Antonio_Tajani reaffirmed Italy’s support for peace & security in the entire Republic of Kosova. I thanked him for Italy’s contribution to our development, democracy & security and informed him on the current situation.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 6, 2022