Hoti: Veprimet e Qeverisë, por se kanë mbështetjen e miqve

Hoti: Veprimet e Qeverisë, por se kanë mbështetjen e miqve

Ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti po e cilëson si të drejtë vendimin e Qeverisë për target, por sipas tij një gjë e tillë nuk po përkrahet nga miqtë për shkak të kohës se kur është marrë ky vendim.
Ai përmendi edhe etapat nëpër të cilat ka kaluar Kosova në 30 vitet e fundit, duke theksuar se edhe pse ka pasur të drejtë kur nuk e kishte përkrahjen nga miqtë, përpjekjet nuk kanë pasur sukses.
“Kosova ka pasur gjithmonë të drejtë në çdo veprim që ka ndërmarrë në 30 vitet e fundit në përpjekjet e veta për të fituar fillimisht lirinë, e mandej shtetin e pavarur dhe fuqizuar sovranitetin shtetëror, rendin dhe ligjin. Por përpjekjet tona kanë pasur sukses vetëm kur janë koordinuar dhe mbështetur nga miqtë euro-atlantik. Ne e kemi shpallur njëherë pavarësinë në fillim të viteve të ‘90-ta. Mandej e kemi shpallur prapë më 2008, për shkak se herën e parë nuk ka pasur mbështetje nga miqtë. Në veprimet e ndërmarra lidhur me targat e automjeteve në komunat në veri, Kosova ka plotësisht të drejtë. Këtë e kanë konfirmuar edhe miqtë. Por është e qartë se Kosova nuk e ka mbështetjen e miqve për kohën e ndërmarrjes së këtyre veprimeve.”, shkroi Hoti.
Sipas tij, nëse aktualisht veprimet e Qeverisë nuk e kanë mbështjetjen e miqve për target atëherë sipas tij kjo politikë nuk po i shërben interesave të vendit.
“Nëse këto veprime të Qeverisë, që janë të drejta por që nuk e kanë mbështetjen e miqve vetëm sa i përket kohës së ndërmarrjes së tyre, çojnë në situatë kur në vend të institucione të Kosovës aktivizohet KFOR-i e EULEX-i për të ruajtur rendin dhe sigurinë në ato komuna, atëherë është e qartë se kjo politikë e Qeverisë nuk i ka shërbyer interesave të shtetit të Kosovës.”, përfundoi Hoti./21Media

Back to top button