Parashikimi i motit në Kosovë

 

“Prishtina Weather” ka njoftuar se sot nga mëngjesi ka mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Ditën reshjet do të pushojnë. Ndërsa, në mbrëmje do të ketë kthjellime.

Sipas “Prishtina Weather”, fillimi i javës sërish do të jetë me mot të nxehtë, ndërsa, nga mesi i javës më freskët.

1.08 – Jo shumë nxehtë. Vransira dhe diell. Nga mëngjesi mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Ditën reshjet do të pushojnë. Në mbrëmje kthjellime.
2.08 – Mbetet nxehtë, kthjellët dhe me diell.
3.08 – Nxehtë, kryesisht me diell.
4.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite më vonë vransirat në shtim, e në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu.
5.08 – Më freskët, kryesisht me vranësira. Në mëngjes priten reshje të dobëta shiu, ditën me mundësi edhe për bubullimë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri në 18C, ndërsa maksimalet në fundjavë zbresin në 29C, e fillim të javës rriten deri në 33C. Ditën e mërkurë do të pësojnë një rënie të ndjeshme deri në 22C.

Era do të fryejë mesatare kryesisht nga veriu dhe verilindja 5-12m/s. Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale, e ditën e martë edhe nën këto vlera.

Back to top button