Iu dha lamtumira e fundit 22-vjeçarit që u godit nga vetura në Prizren

Në varrezat e fshatit Berjahë të Gjakovës sot iu dha lamtumira e fundit 22-vjeçarit, njërit nga viktimat e aksidentit tragjik të së shtunës në Prizren.
Në aksident mbetën të vrarë edhe dy persona tjerë, pasi u goditën nga një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova” e cila kishte humbur kontrollin.
Kujtojmë që sot janë arrestuar dy persona të dyshuar për shkaktimin e këtij aksidenti tragjik.
