Iu dha lamtumira e fundit policit Izet Demaj

Polici varroset me nderime shtetërore

Në varrezat e dëshmorëve në Koshare me një ceremoni shtetërore,u varros polici, Izet Demaj i cili u vra të enjten në Istog.

Në këtë ceremoni mortore ku moren pjesë mijëra njerëz, ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili tha se se ai i ka dhënë Kosovës nder, jo vetëm si polic, por edhe ushtar i lirisë.

Polici 42-vjeçar ka mbetur i vrarë pas një shkëmbimi me armë me grabitësin, Kamer Metaj, i cili gjithashtu ka mbetur i vrarë në vend. Me kërkesë të Prokurorisë janë arrestuar edhe dy të afërm të grabitësit, njëri nga ta vëllai, me dyshimin se i kanë ndihmuar në kryerjen e veprës së grabitjes.

Pas vrasjes së policit, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka shpallur ditën e sotme, ditë zie./21Media

Back to top button