Pas situatës së djeshme në Kuvendin e Maqedonisë e cila eskaloi në dhunë sot pritet të mblidhen liderët e partive politike me thirrje të presidentit të Shtetit, Gorgje Ivanov

Pas situatës së djeshme në Kuvendin e Maqedonisë e cila eskaloi në dhunë sot pritet të mblidhen liderët e partive politike me thirrje të presidentit të Shtetit, Gorgje Ivanov

Zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Ivanov e ka quajtur veprim antiligjor. Ai mbrëmë bëri thirrje për ulje të tensioneve dhe sjellje të përgjegjshme në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e vendit, shkruan tv21.tv.

“Vetëm përmes respektimit të kushtetutës dhe të ligjeve dhe të rendit kushtetues mund të ketë zgjidhje. Nuk ka çështje për të cilat nuk mund të arrihet epilog, por vetëm përmes respektimit të ligjeve dhe kushtetues” Ftoj në takim liderët e të gjitha partive politike pasi ata kanë fituar besimin dhe janë përgjegjës për kapërcimin e gjendjes. Askush nga jashtë nuk na zgjidhin problemet nëse këtë vet nuk e bëjmë”, ka deklaruar mbrëmë kreu i shtetit të Maqedonisë gjatë një konference të shkurtër për media./21Media