Të shtëna me armë, ka të lënduar

Policia ka bërë të ditur për të shtëna me armë në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje në orën 18:04,  kanë pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri pas një mosmarrëveshje në mes dy grupeve meshkuj. “Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë e cila është konfiskuar. Dy personave të lënduar (viktimave) ju është ofruar tretman mjekësor në vendin e ngjarjes nga ndihma e shpejtë, të cilët më vonë lirohen”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes por që janë të njohur për policinë. Rasti i është dedikuar hetuesisë./21Media

Back to top button