“Ivanov t’i ndjekë interesat e qytetarëve e jo të Gruevskit”

LSDM thotë se Ivanov urgjentisht duhet ta ndajë mandatin

Presidenti Gjorge Ivanov urgjentisht ta ndajë mandatin për përbërje të qeverisë së re sepse prej sot vihen në pikëpyetje edhe ekzistenca e të punësuarve në administratat komunale, serviset për qytetetarë, shërbimet,etj, kumtuan nga LSDM.

“Ivanov është i obliguar t’i ndjekë interesat qytetare dhe shtetërore, e jo të Nikolla Gruevskit. Ky duhet të jetë paralajmërimi i fundit drejtuar atij që urgjentisht të veprojë dhe ta ndajë mandatin për përbërje të qeverisë së re. Në mënyrë legjitime, në pajtim me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit, i njohur nga i tërë opinioni vendor dhe ndërkombëtar. Në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet do të zgjidhet edhe qeveria e re reformuese, ndërsa do të ketë edhe ndryshime ligjore për caktimin e datës për zgjedhjet lokale”, thekson LSDM në kumtesën e sotme, shkruan tv21.tv.

Sipas partisë, Gruevski dhe bashkëpunëtorët me vetëdije po krijojnë kaos në shtet sepse mendojnë se përmes destabilizimit do t’i pengojnë ndryshimet dhe përballjen me drejtësinë./21Media

Back to top button