Izolohet Kanbera e Australisë me vetëm një rast pozitiv me Covid-19
Kryeqyteti i Australisë, Kanbera, është izoluar për një javë pasi është raportuar rasti i parë me Covid-19, pas më shumë se një viti, konkretisht i pari që nga korriku i vitit të kaluar.
Masat hyn në fuqi sot dhe autoritetët bënë të ditur se qyteti me mbi 400,000 banorë, duhet të izolohet pasi nuk dihet nga e mori virusin personi që rezultoi pozitiv.
Tashmë, të gjithë banorët do të kenë mundësi të dalin jashtë shtëpive të tyre vetëm për gjëra esenciale.
Tutje, Sydney dhe Melbourne po vazhdojnë të qëndrojnë në karantinë, pasi në të dyja vendet u paraqiten një numër i konsiderueshëm i rasteve pozitive me variantin Delta./21Media