Gjermania ka frikë se mijëra njerëz morën ujë me kripë në vend të vaksinës
injektuar ujë të kripur në vend të vaksinës.
Policia po heton veprimet e infermieres në një qendër vaksinimi në Friesland.
Fillimisht vetëm gjashtë persona besohej se kishin marrë vaksinën me ujë të kripur në mars dhe prill.
Shumë nga të prekurit ishin të moshës mbi 70 vjeç një grup me rrezik të lartë në pandemi.
Inspektori Peter Beer, është cituar të ketë thënë, sipas së përditshmes gjermane, Süddeutsche Zeitung, se infermierja 40-vjeçare ka shpërndarë edhe “informacion kritik për koronavirus” nëpër rrjetet sociale, duke kritikuar kufizimet e qeverisë që kanë synuar të ndalin virusin.
Transmetuesi rajonal gjerman, NDR, ka thënë se 8,557 personave u është kërkuar të përsërisin vaksinimin, dhe deri më tani rreth 3,600 termine të reja janë konfirmuar.
Në muajin prill, infermierja e ka pranuar se u ka dhënë gjashtë personave ujin e kripur, për të fshehur faktin se e ka fshehur në dysheme dozën e vaksinës. Mirëpo teksa hetimet janë zgjeruar, është kuptuar se më shumë persona mund të kenë marrë këtë substancë, në vend të vaksinës së prodhuar nga kompania Pfizer/BioNTech.
Policia nuk ka hedhur poshtë mundësinë që ndonjë motiv politik ka nxitur veprimet e infermieres, ndonëse avokatët e saj kanë hedhur poshtë diçka të tillë.
Gjermania është përballur disa herë me protesta kundër vaksinimit.
Grupet e ekstremit të djathtë janë mesin e atyre që kanë refuzuar të dhënat zyrtare dhe konkluzionet rreth COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi./21Media