Izraeli do të ndihmojë Kosovën në ruajtjen e monumenteve me vlerë universale kulturore

Kryeministri Albin Kurti nga kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett ka pranuar përgjigje në letrën që ia dërgoi atij dhe kryeministrave e presidentëve të 56 vendeve të botës, ku shprehu pikëpamjet e Kosovës mbi trashëgiminë kulturore dhe rëndësinë e mbrojtjes së saj.
Duke iu falënderuar për letrën, siç informoi sot qeveria, kryeministri Bennett u shpreh mirënjohës që Kurti ndau pikëpamjet e tij me të dhe me liderët tjerë botërorë lidhur me temën e rëndësishme dhe delikate të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.
“Izraeli me kënaqësi do t’ju ndihmojë në ruajtjen e monumenteve me vlerë universale kulturore, si dhe do t’ju ndihmojë në përkushtimin e vëmendjes për to, si dhe për shndërrimin e tyre në një destinacion turistik. Ne kemi një përvojë të madhe me objektet tona kulturore në Izrael, e sidomos në Jerusalem, dhe atë që ne e dimë në këtë aspekt, me kënaqësi do ta ndajmë me ju,”, u bë e ditur në letër.
Tutje, në emër të Qeverisë së Izraelit, kryeministri Bennett shprehu falënderimin për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem./21Media

Back to top button