Izraeli do t’ia heq vizat Kosovës, Hoti: I lumtur që sa isha kryeministër e pranuam njohjen nga Izraeli

Pas lajmit se Izraeli do t’ia heq vizat Kosovës, ka reaguar ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti është shprehur i lumtur se gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës Izraeli e kishte njohur Kosovën si shtet.
”Jam i lumtur që sa isha Kryeministër e pranuam njohjen nga Izraeli dhe tash si Kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael ta marrë lajmin se së shpejti lëvizim pa viza në Izrael. Si Grup i Miqësisë kemi punuar shumë që të thellojmë bashkëpunimin ekonomik dhe diplomatik me Izraelin. Ndër kërkesat e para në vizitën që kishim në Izrael si Grup i Miqësisë kërkuam heqjen e vizave për qytetarët tanë. Kjo është një mundësi për qytetarët dhe bizneset t’i shkëmbejnë përvojat e tyre. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj!”, ka shkruar Hoti./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?