Izraeli emëron ambasadorin për Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit, ka njoftuar sot se ka emëruar shtatë ambasadorë të rinj, e mes tyre edhe në Kosovë.
Përveç Kosovës, ambasadorë të rinj u emëruan në Emiratet e Bashkuara Arabe, Belgjikë, Norvegji, Hungari, Kolumbi e Vietnam.
Siç shkruan gazeta “Jerusalem Post” në Kosovë është emëruar për ambasador, Tamar Ziv.
Kujtojmë që, kushti i Izraelit për njohje të pavarësisë së Kosovës dhe për marrëdhënie diplomatike, ishte që ambasada të hapet në Jerusalem./21Media

Back to top button