Digjen “Sarajet” e Toptanasve në Tiranë

Një nga objektet kryesore historike në qendër të Tiranës, i njohur edhe si sarajet e toptanasve u shkrumbua nga flakët gjatë orëve të natës.
Denoncimi për zjarrvënien u bë nga qytetarët e ndodhur pranë zonës me anë të videove të publikuara në rrjetet sociale
Policia e tiranës reagoi tetë orë pas ngjarjes, duke thënë se më datë 16.08.2021, rreth orës 23:40, në rrugën “Abdi Toptani”, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Sipas policisë, grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Te vetmet imazhe të ngjarjes, janë përcjellë nga qytetarë në rrjetet sociale nga ku shihet se flaket kanë përpirë ndërtesën.
Sarajet e Toptaneve konsiderohen si vila me arkitekturën më të rrallë ne kryeqytet.Para disa vitesh ky vend ka funksionuar si bar-restorant, por tashmë është i mbyllur dhe nuk lejohen vizitorë.
Sarajet janë ndërtuar rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë./OraNews.tv

Back to top button