Boiken Abazi jep dorëheqje nga pozita e udhëheqësit të Vetëvendosjes në Shqipëri

Boiken Abazi ka dhënë dorëheqje nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Abazi sot ka bërë të ditur se që nga data 15 shtator kishte paraqitur në zyrën e kryeministrit Albin Kurti, dorëheqjen e tij të parevokueshme.
Arsyeja e këtij vendimi, sipas Abazit, është rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit ku Lëvizja Vetëvendosja në Shqipëri nuk ka arritur të merrte mbështetjen dhe votat e parashikuara.
“Në datën 15 shtator unë kam paraqitur dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri, gjë që e kisha diskutuar edhe pas zgjedhjeve në Bordin e Qendrës, për të mbajtur përgjegjësitë e mia për rezultatet në Shqipëri. Kam pritur ta bëj këtë gjë publike, për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Për hapat e radhës në Shqipëri jemi duke i vazhduar diskutimet”, ka shkruar Abazi në Facebook./21Media

Back to top button