Ja formacionet zyrtare të Polonisë dhe Suedisë

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Polonisë dhe asaj të Suedisë, e vlefshme kjo për fazën kualifikuese drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Në fazën e fundit të kësaj gare, Polonia tejkaloi pa luftë pas largimit të Rusisë nga Botërori për shkak të sanksioneve në lidhje me luftën në Ukrainë, kurse Suedia e eliminoi Republikën e Çekisë me rezultati minimal 1:0.
Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në qershor të vitit 2021, ku asokohe Suedia e mposhti me rezultat të ngushtë 3:2 Poloninë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët tani kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Polonia (3-4-2-1): Szczesny; Bednarek, Glik, Bielik; Bereszynski, Moder, Goralski, Cash; Szymaski, Zielinski; Lewandowski
Suedia (4-4-2): Olsen; Krafth, Lindelof, Danielson, Augustinsson; Kulusevski, Karlstrom, Olsson, Forsberg; Isak, Quaison.

Back to top button