Ja gjashtë skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve

Gara më prestigjoze evropiane në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve po futet gjithnjë e më shumë në fazën e saj më të nxehtë.
Nga dy ndeshjet e zhvilluara të martën, ishin Atletico Madridi dhe Benfika që siguruan një vend në çerekfinale pas fitoreve ndaj Manchester United, përkatësisht Ajaxit.
Javën e kaluar ndërkohë këtë fazë e siguruan edhe Liverpooli, Manchester City, Bayern Munihu dhe Real Madridi.
Tetëshja më e mirë e edicionit 2021/22 do të kompletohet të mërkurën mbrëma nga ballafaqimet Juventus-Villarreal dhe Lille-Chelsea.

Back to top button