Rikthehen në tokë astronautët nga misioni më i gjatë në hapësirë

Tre astronaut kinezë, Nie Haisheng, Liu Boming dhe Tang Honbo janë rikthyer në tokë pasi kompletuan misionin më të gjatë në hapësirë.
Ata kaluan 90 ditë në modulin Tianhe në stacionin e Kinës në hapsirë, mbi 380km mbi tokë.
Nie Haisheng, Liu Boming dhe Tang Honbo prekën tokën në shkretëtirën Gobi në Inner Mongolia diku rreth orës 13:35 në kohë lokale, të premtën.
Më 17 qershor u larguan nga po i njëjti vend për të përmbushur misionin e tyre./21Media

Back to top button