Ja sa arra duhet të konsumoni në ditë

 
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin por nëse e teproni me to, do të përballeni me dhimbje koke, fryrje të stomakut dhe diarre. Konsumi i tepërt i arrave në një periudhë afatgjatë mund t’ju shëndoshë, thonë ekspertët.
Bazuar në studime të nutricionistëve, racioni ideal ditor i arrave është 28 gramë ose 7 arra.
Efektet anësore të ngrënies së tepërt të arrave
Probleme me stomakun
Fibra është shumë e mirë për sistemin tretës dhe mirëqenien tuaj.
Një grusht me arra ofron 2 gramë fibër, një sasi që nuk shkakton probleme në organizëm. Por nëse ju tashmë keni nisur një regjim ushqimor të pasur me fibër, atëherë arrat nuk janë një zgjedhje e mençur. Konsumi i tepërt i fibrës mund të stresojë sistemin tretës dhe të shkaktojë gazra, diare dhe fryrje.

Back to top button