Gjini: Policia ka me i gjetur ata që kanë vjedhur naftën në QKMF, nëse është bërë

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka hedhur akuza ndaj AAK-së për vjedhjen e naftës në QKMF-në e kësaj komune.
Në RTV21, kryetari aktual, njëherësh kandidat i AAK-së për edhe një mandat, Ardian Gjini, ka thënë se Policia e Kosovës ka me i gjetur ata që kanë vjedhur naftën në QKMF, nëse është bërë.
Tutje, Gjini ka treguar se në takim me komandantin e stacionit policor ka kërkuar që të gjenden autorët e kësaj vjedhje.
“Me të vërtetë është jashtë çdo sensi politik dhe të garës me pretendua se Aleanca ka vjedhur naftë”, ka thënë Gjini.
 
Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjakovës Ardian Gjini në rundin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor ka marrë 18 mijë e 973 vota apo 45.76 për qind, ndërsa kandidatja e LVV-së Mimoza Kusari – Lila ka marrë 15 mijë e 426 vota apo 37.20 për qind./21Media

Back to top button