Ja sa shpenzojnë shtetet në inovacion
Shqipëria ka investuar 37 milionë dollarë
Inovacioni mund të jetë një avantazh për ekonominë e një vendi, edhe pse në shumë raste për të korrur frytet e saj duhet të pritet gjatë në kohë.
“Howmuch”, bazuar në të dhënat e Institutit të Statistikave të UNESCO-s dhe përmes teorisë ekonomike të “purchasing-power parity”, ka publikuar shtetet të cilat investojnë më shumë për kërkime dhe zhvillim.
Ndonëse Kosova nuk është e paraqitur në këtë hartë, sipas këtyre të dhënave, Shqipëria ka investuar 37 milionë dollarë. Më pak kanë investuar vetëm 15 vende të tjera përfshirë edhe Malin e Zi.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë listën për investime të tilla.
Ata kanë shpenzuar në inovacion 476.5 miliardë dollarë, ndërsa pas tyre vjen Kina dhe Japonia.
Më poshtë, grafika e të gjitha vendeve dhe buxhetit të ndarë për kërkime dhe zhvillim.
10 shtetet që shpenzojnë më shumë për kërkime dhe zhvillim:
1. SHBA – 476.5 miliardë dollarë
2. Kina – 370.6 miliardë dollarë
3. Japonia -170.5 miliardë dollarë
4. Gjermania – 109.8 miliardë dollarë
5. Koreja e Jugut – 73.2 miliardë dollarë
6. Franca – 60.8 miliardë dollarë
7. India – 48.1 miliardë dollarë
8. Mbretëria e Bashkuar – 44.2 miliardë dollarë
9. Brazil – 42.1 miliardë dollarë
10. Rusia – 39.8 miliardë dollarë.