Ja si duhet të mbani stilin e flokëve sipas shenjës tuaj të horoskopit
Nuk keni shumë ide si t’i kapni flokët këtë sezon? Zbuloni çfarë ju përshtatet me shenjën e horoskopit dhe me karakterin tuaj.
Dashi: Një model flokësh i thjeshtë për t’u mbajtur.
Duke qenë se jeni mjaft të angazhuara ju duhet patjetër një model i thjeshtë flokësh dhe që nuk kërkon shumë përkujdes.
Demi: Dy fije para.
Kapini flokët topuz dhe lëshoni dy fije. Do dukeni bukur dhe do ndiheni mirë.
Binjakët: Gjysmë të kapura.
Ju të pavendosurit e zodiakut jeni përherë në mëdyshje për t’i mbajtur flokët lëshuar ose për t’i kapur. Këtë sezon mbajini gjysmë të kapura dhe do ndiheni më mirë.
Gaforrja: Bisht kali i gjatë.
Modeli i Ariana Grande do ju shkojë shumë, jo vetëm se ajo është gaforre, por ky është një model ikonik që përfaqëson personalitetin e paduruar tuajin.
Luani: Kaçurrela natyralë.
Ashtu si shenja që ju karakterizon, mbajini edhe ju flokët me kaçurrela natyrale dhe shumë volum.
Virgjëresha: Topuzi i rregullt.
Për ju që nuk ju pëlqen të tërhiqni shumë vëmendjen, topuzi i thjeshtë është ideali për këtë sezon.
Peshorja: Space Buns (dy topuzë).
Duke qenë se ju jeni persona që doni përherë ekuilibër, ky model flokësh simetrik është perfekt.
Akrepi: Gërsheta.
Ju doni të dukeni përherë bukur dhe gërsheti është medota më e mirë.
Shigjetari: Bisht kali origjinal.
Ju jeni shumë kureshtare dhe inteligjente. Sfidat nuk ju trembin aspak dhe për të realizuar gjithçka që doni zgjidhni t’i mbani flokët bisht.
Bricjapi: Një model flokësh i rregulluar mirë.
Disiplina dhe kontrolli i vetvetes janë thelbësore për ju. Kur i vini vetes një qëllim jeni të gatshme ta ndiqni atë me çdo kush. Një model flokësh i shtrënguar, siç është edhe topuzi sipër, është ideali.
Ujori: Një ngjyrë flokësh e veçantë.
E ku ka më mirë se një ngjyrë flokësh e veçantë për të rënë më shumë në sy? Zgjidhni një blu, gri apo rozë gold.
Peshqit: Një detaj artistik.
Ju jeni romantike dhe kreative në përgjithësi kështu që edhe për flokët ju duhet diçka origjinale. Vendosni ndonjë aksesor të këndshëm dhe do shkëlqeni.