Kurti e Vitia sot takohen me kryetarët e komunave

 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të pres sot në takim kryetarët e komunave.
Qëllimi i takimit mësohet të jetë situata e krijuar nga pandemia me COVID-19. Në këtë takim të thirrur nga Kurti e që do të mbahet në ambientet e Qeverisë së Kosovës do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ditët e fundit numri vdekjeve dhe rasteve pozitive me COVID-19 kanë shënuar rritje.
Qeveria e Republikës së Kosovës të hënën ka mbajtur mbledhjen elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për themelimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 në vend. Ky vendim vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u mblodh për shkak të numrit të lartë të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19.
Vetëm gjatë së hënës Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për 20 vdekje dhe 932 raste të reja pozitive me koronavirus.
Ndërkohë që numri total i rasteve aktive është 26 mijë e 525 raste.
Shkak i rritjes së këtyre rasteve tashmë shumë nga klinikat në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë kthyer në qendra për trajtimin e personave të infektuar me virusin korona.
Nga sot edhe në ambulancat specialistike do të trajtohen pacientët me COVID-19.
Kujtojmë që dje kanë hyrë në fuqi masat  e ashpërsuara antiCOVID19,  dhe për të siguruar që këto masa të respektohen, Kurti  tha se do të gjashtëfishohet numri i inspektorëve.

Back to top button