Ja situata në Grupin I, minimizohen gjasat e Kosovës për Euro 2024

Humbja nga Bjellorusia mund t’i kushtojë Kosovës edhe me humbjen e shpresës për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Me rezultat 2-1, “Dardanët” u mposhtën në Budapest, në një ndeshje ku fitorja ishte opsioni i vetëm për Kosovën.

Nga ana tjetër, barazimi 2-2 i Rumanisë me Zvicrën dhe fitorja e Izraelit 2-1 ndaj Andorrës e ka rënduar edhe më shumë këtë situatë.

Kjo është renditja në grupin I:

Zvicra 10 pikë

Rumania 8

Izraeli 7

Bjellorusia 3

Kosova 3

Andorra 1.

Back to top button