Jahjaga në hapjen zyrtare të Kampionatit Botëror në Katar

Atifete Jahjaga ish presidente e Kosovës është ndër politikanet e vetme nga Kosova që ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të Kampionatit Botëror të Futbollit në Doha me ftesë të autoriteteve të Shtetit të Katarit. Veç asaj edhe ish presidenti Behgjet Pacolli ka njoftuar se po merr pjesë si i ftuar në hapjen e Kampionatit.
Jahjaga përmes një postimi në Facebook tha se Katari kësaj radhe po shënon historinë, duke u bërë shteti i parë nikoqir i Botërorit në Lindjen e Mesme.
Duke e vlerësuar lart punën e Kombëtares së Kosovës, ajo po ashtu u shpreh optimiste që Kosova të jetë pjesë e Botërorit të ardhshëm.
“Ky event ka mbledhur në Katar elitën e futbollit botëror, mirëpo për fat të keq Ekipi i Kosovës nuk do jetë në garë. Pavarësisht kësaj, djemtë tanë na kanë bërë krenarë me punën e tyre të palodhshme që vitin tjetër e dërgojnë Kosovën në kampionat evropian. Kombëtarja jonë, krenaria jonë.”, shkroi ajo.
Ceremonia e hapjes së ngjarjes më të madhe të futbollit në stadiumin Al Byt në Al Khor të Katarit u kryesua nga këngëtarja libaneze, Myriam Fares, e cila performoi himnin zyrtar, “Tukoh Taka”, së bashku me Nicki Minaj dhe Maluma./21Media

Back to top button