Jakup Krasniqi bëhet gjysh për herë të parë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i cili është duke u mbajtur në paraburgim në Hagë i dyshuar për krime gjatë luftës, është bërë gjysh për herë të parë mesditën e së mërkurës.

Djali i Krasniqit, Altini është bekuar me një djalë të cilin e ka quajtur, Toska.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi, shkruan rtv21.tv.

“Erdhi në jete bekimi yne më i madh, sot Altini u bë babë e Babi u bë gjysh për herë të parë. Toska jonë, gjyshi yt për të cilin ti do të jeshë krenare perherë sot të uroj më të mirat e botës”, ka shkruar e bija e Jakup Krasniqit,  Gresa në Facebook./21Media

Back to top button